Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë, Eduard Kukan, pavarësisht qëndrimit të prerë të Kosovës lidhur me Trepçën ka deklaruar se e ardhmja e këtij gjiganti ekonomik është çështje e rëndësishme, e cila sipas tij duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në Bruksel. Duke folur për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti” për bisedën që ka zhvilluar me zëvendës-kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, për Trepçën, Kukan ka thënë se Stojanoviq ia ka sqaruar qëndrimin e vet, porse ka nevojë të dëgjojë edhe pozicionin e të gjithë partnerëve në mënyrë që ta ketë mendimin përfundimtar. “Për këtë arsye tash nuk do të hyja me konkluzione finale, por kjo është një çështje e rëndësishme. Gjithsesi se duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës”. Krerët e institucioneve të vendit tash për tash qëndrojnë të patundur në qëndrimin se për Trepçën nuk do të hapin dialog me Serbinë. Kjo nuk është hera e parë që qeveritarët tanë i nënshtrohen BE-së, që në presionin e parë. Kështu ka ndodhur prej fillimit të bisedimeve të Kosovës me Serbinë, në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …