Kuleba: E gjitha bota sot është në anën e Ukrainës, jo vetëm me fjalë, por me vepra

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka deklaruar se shumë luftëtar të huaj ju kanë bashkangjitur ukrainasve për të luftuar kundër pushtimit nga Rusia. Mediet ukrainase citojnë atë të ketë thënë se e gjithë bota është në anën e Ukrainës dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. “Mobilizimi i njerëzve të lirë të botës është thjesht i mahnitshëm. Veteranë me eksperiencë dhe vullnetarë nga 52 vende të botës erdhën te ne. Kjo është dëshira e tyre. Ne nuk i punësuam ata, nuk i stimuluam në ndonjë mënyre. Është dëshira e tyre që të luftojnë në anën e së mirës. Numri i përgjithshëm i aplikimeve është afër  20 mijë” ka njoftuar “The Kyiv Independent” duke cituar ministri i Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …