Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba ka komentuar zhvillimet e fundit në Rusi, ku presidenti i këtij vendi, Vlladimir Putin dha urdhër për rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave bërthamore ruse. Duke komentuar këtë vendim, shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba vlerësoi se urdhri i presidentit rus, Vladimir Putin, për të vendosur forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë ishte llogaritur për të ushtruar presion në fillimin e bisedimeve, porse Kievi nuk do të mashtrohej. Ai shtoi më tutje se Rusia kishte hequr dorë nga parakushtet e saj për bisedime pasi pësoi pengesa ushtarake. Ukraina do të dëgjonte atë që Rusia kishte për të thënë, theksoi, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …