Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë rrezikon të zhduket për shkak të ndërtimeve të larta që po bëhen në atë zonë

Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë rrezikon të zhduket për shkak të ndërtimeve të larta që po bëhen në atë zonë

Ndërtimet e larta cenojnë kullën e Sylejman Vokshit. Për vite me radhë ky objekt është nën mbrojtjen e shtetit. E ndërtuar në shekullin XIX, Kulla e Sylejman Vokshit është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1980 si vlerë e trashëgimisë historike të Kosovës. Por, historia e kësaj kulle rrezikohen të shuhet, për shkak të ndërtimeve të larta që po planifikohen të ndodhin në këtë pjesë të qytetit. E për këto ndërtime të larta ka tensione mes shoqërisë civile dhe qeverisjes së Gjinit. Afër kësaj kulle veçse kanë filluar të ndërtohen disa banesa, madje Komuna e Gjakovës e ka përkrahur me leje ndërtimi, invesitorët. Por këto ndërtime dhe vendimin e komunës së Gjinit, nuk e kanë ndalur as protestat që janë zhvilluar javën që po lëmë pas. Po ashtu, ashpër këto ndërtime i kundërshtojnë edhe Opozita. Edhe qytetarët e Gjakovës janë pro ruajtjes së Kullës së Sylejman Vokshit si aset kulturor. Kulla e Sylejman Vokshit në vitin 2018 është bërë pjesë e listës së Ministrisë së Kulturës, si trashëgimi kulturore me mbrojtje të përkohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …