leoni

Kultura dhe arsimi përbëjnë interes vital për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës

Nën organizmin e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të premten filloi punimet konferenca dy ditore me temë “Kultura dhe arsimi”, të cilën e hapi ministri Kujtim Shala, e ku morën pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Diasporës, përfaqësues nga vendet fqinje, përfaqësues nga BE-ja dhe ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë.

Ministri Kujtim Shala në fjalën e tij të hapjes u shpreh se kjo konferencë, e cila do të trajtojë dy tema fondamentale dhe të interesit të veçantë: arsimin dhe kulturën, synon të nënvizojë faktin se arsimi dhe kultura përbëjnë interes vital për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se edukimi dhe kultura janë faktorë tejet të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në krejt kohezionin tonë social e institucional.

Shala gjithashtu vuri në pah se detyrë primare e politikave kulturore është që të krijohen parakushte për një kulturë të lirë dhe të pavarur, duke shtuar se MKRS-ja punuar që të krijojmë kushte që institucionet e kulturës të funksionojnë në mënyrë të pavarur.

Më tej në fjalën e tij ministri Shala u shpreh se Qeveria, në drejtim të përmbushjes së synimeve politike, ka iniciuar një varg reformash ligjore e programore, me të cilat synon që kulturën ta kthejë në fushë prioritare.

Duke përmendur prioritet e MKRS-së, Shala nënvizoi se: “Ne kemi punuar që të konsolidojmë institucionet tona të kulturës, kemi rritur përkrahjen dhe buxhetin për to, kemi iniciuar një varg reformash legjislative dhe po punojmë për themelimin e dy institucioneve tejet të rëndësishme: atë të Qendrës së Librit dhe Qendrës së Promovimit të Kulturës.

Shala më tej vuri në dukjen investimet e rëndësishme e rëndësishme që ka bërë MKRS-ja në Muzeun e Kosovës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare, etj. Gjatë këtij viti, po ashtu, do të rinovojmë Muzeun e Pavarësisë, Muzeun Etnografik, Teatrin e Gjilanit etj.

Shala gjithashtu bëri të ditur po përmbyllen procedurat që kanë të bëjnë fizibilitetin dhe do fillohet ndërtimi i e Teatrit të Operës dhe të Baletit. Po përmbyllim procedurat që fillojmë ndërtimi i Muzeut të Natyrës dhe Muzeut të Arteve Bashkëkohore.

Ministri Kujtim Shala më tej nënvizojë se “përmes kësaj konference ne dëshirojmë të shprehim përkushtimin tonë dhe të Qeverisë së Kosovës për kulturën, si fushë themelore të identitetit të Kosovës, dhe arsimin, si një nga sistemet universale më të rëndësishme të një vendi.

Ndërsa në fund të fjalës së tij Shala u shpreh: “Në presim që edhe rezultate e kësaj konference t’i ndihmojnë institucionet e kulturës për të hartuar një program për edukimin në fusha specifike të kulturës, si dhe për të përfshirë kulturën në gjithë sistemin arsimor. Pra: Që teatri t’iu afrohet shkollave; Që trashëgimia kulturore, identiteti i vendit tonë, të jetë pjesë e sistemit tonë shkollor; Që biblioteka të bëhet qendër e formimit dhe e edukimit.”

Konferenca ndërkombëtare “Kultura dhe Arsimi” do t’i vazhdojë punimet ditën e nesërmen, ku do të referojnë njohës të çështjeve të kulturës dhe arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …