Qytetarë të shumtë, studentë e nxënës kanë nisur marshin protestues në Kumanovë, në shenjë revolte ndaj vrasjes makabre të vogëlushit 4-vjeçar, Almir Aliu i cili humbi jetën pasi u shtyp qëllimisht me veturë nga maqedonasi, Boban Iliç. Marshi protestues nisi nga Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ për të vazhduar më pas drejt rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor. Protestuesit e mbledhur kërkuan drejtësi dhe dënim maksimal për vrasësin, Boban Iliç, i cili siç shihet edhe nga xhirimet e kamerave të sigurisë, me paramendim goditi me makinë Almir Aliun dhe prindin e tij teksa po dilnin nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …