Aktivistja e humanistja Kumrie Prenku Karaçica, gruaja e dëshmorit të kombit Kadri Karaqica, në llogarinë e saj në fc ka shkruar: “ Kadri po me vije shume rënd që të vij tek varri dhe të të thamë, se djemtë tanë po e marrin rrugën e mërgimit, po me digjet shpirti! Sepse ti kur u ktheve nga CH, ne dhjetor te vitit 1997, te thash i marrim fëmijët dhe shkojmë ne CH ,mu drejtove me një tonë te lartë dhe the: “Më e ëmbël balta e Kosovës sesa mjalti i CH” Ti u burgose dhe pas 4 muaj e gjysmë u arratiset nga burgu i Smrekovnices dhe rroke armët dhe Betimin ne Brigadën 114 Fehmi e Xheve Lladrovci dhe me 13- 04-1999 u përjetësove ne altarin e Lirisë për te mos vdekur kurrë Dëshmorë Kombi! Por ëndrra jote nuk u realizua kurrë qe fëmijët te punësohen ne Shtetin ku shume shtrenjte e paguaje ; Edimiri udhëtoj para 5muaj e gjysmë ne Londër tash edhe djali ynë Kadriu sot u pajis me vizë Gjermane qe kurrë nuk te përqafoj kurrë nuk ishe ne ditëlindje tij, as ne suksesin e tij shkollor e as ne mbrëmje te maturës! Edhe pse me mund e sakrificë i rrita e i shkollova, vend pune nuk u gjete për fëmijët tanë. Kadriu djali yt Kadri që lindi me 07-07-1999 posa ka mbushur 23 vite po merr rrugë te mërgimit i prift e mbara e pastë fatin e gjithë botes, por zemra ime po copëtohet ne 3 shtete: Nga zemra ju dëshiroj gjithë fëmijëve te Dëshmorëve lumturinë e gjithë botes, pasi janë pa shpresë ne shtetin ku dhanë me te dashurit për LIRIN e Kosovës., përfundon shkrimin e saj Kumrie Prenku Karaçica, gruaja e dëshmorit të kombit Kadri Karaqica.
Kontrolloni gjithashtu
REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE
Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …