Kumrie Prenku-Karaçica veprimtare, bashkëshorte e dëshmorit të kombit, Kadri Karaqica si dhe familjare e dëshmorëve e martirëve të kombit përmes një postimi e ka bërë të ditur se kanë shënuar një aktivitet simbolik për 30 Gushtin-Ditën Botërore të personave të zhdukur me dhunë nga ushtria dhe policia serbe. Sot në orën 14:00 para Kuvendit Komunal të Drenasit në koordinim me Kryetarin e komunës z.Ramiz Lladrovcin dhe drejtoreshën Shqipe Zogu për nder të 30 Gushtit u lëshuan 41 balona dhe u vendosën 41 trëndafil të kuq, për personat e zhdukur me dhunë. Tani e 22 vite ende nuk dihet për më të dashurit tanë. Për shkak të gjendjes nga Covid-19 nuk lejohet që të mbahet tubim në brendësin e Sallës se Kulturës në Drenas – thuhet në njoftim. Drenica djepi ku lindi e rriti heronj brez pas brezi! Lavdi për gjithë të rënët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ka shkruar ndër të tjera veprimtarja Kumrie Prenku-Karaçica.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …