leoni

Debati për demarkacion

Kumtesa e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi

Pas debatit të 3 gushtit, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka dalë me një kumtesë lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe malit të Zi. Në kumtesën e lëshuar për media komisionin thotë se kufiri Republikës së Kosovës me Malin e Zi ka mbetur i pandryshueshëm dhe pa gabime edhe sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror gjatë periudhës tre vjeçare 2012-2015, ka bere punën Ligjor duke përfshirë detyrat dhe obligimet e mbështetura në dispozita ndërkombëtare dhe vendore do të thotë në Kushtetutë dhe ligje. Ka bere punën teknik duke analizuar dokumentacionin zyrtar relevant për zbatimin e metodave teknike e profesionale sipas ligjeve.

Në takimin e 03 gusht 2016, përveç tjerash argumentet e Komisionit dhe pyetja e Kryeparlamentarit për përfaqësuesin e të drejtës ndërkombëtare nga grupi kundërshtues, përfundimisht u pranua se:

”Dokumenti i Marrëveshjes se 10 Qershorit 1999 dhe pakoja e Ahtisarit janë marrëveshje Ushtarake dhe Politike Ndërkombëtare, obligative për Republikën e Kosovës”. Kjo nënkupton qarte se vija kufitare R e Kosovës-Mal i Zi është në rregull.

Askush nuk e demantoj por nëpërmjet edhe të punimeve e pohuan se:

“Republika e Kosovës ka territor 10.906 km katror. Komuna e Pejës i kishte dhe i ka 603 kilometra katrore d.m.th. territor të pandryshuar”.

Edhe kjo qartësoj se vija kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është në rregull.

Sqarim: Këto marrëveshje ndërkombëtare se bashku me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Krahinës se Kosovës 1974, si dhe më Aneksin 8, Sektori i Sigurisë neni 3.2 të Pakos se Ahtisarit janë në përputhshmëri të plotë dhe të pandryshuar me vijën kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Komisioni këto marrëveshje i ka zbatuar me përpikëri.

Bashkëngjitur janë dy harta njëra nga marrëveshja e 10 Qershorit 1999 dhe e harta e tjetër e Komunës se Pejës e vitit 2015 por edhe deri me sot pa asnjë ndryshim as në territor e as në përkufizim. Komisioni e potencon prapë se harta e Komunës së Pejës me zonat kadastrale e vitit 2015 është e zbatuar nga të gjitha institucionet qe nga viti 1974 -2016.

Këtë përputhshmëri e kanë vërtetuar edhe ekspertizat profesionale ndërkombëtare si ajo e Komisionit Ad-Hoc ndërkombëtar, në mars 2016.

Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën kufitare e as territorin e Kosovës as për një metër të vetme, por ka vërtetuar dhe shënjuar vijën administrative të vitit 1988 ndërmjet ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish Republikës Socialiste të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …