BDI

Kumtesa e Konventës zgjedhore e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim mblodhi mjëra anëtar dhe simpatizant të cilët përmes brohoritjeve UÇK, BDI, Ali Ahmeti bënë jehonë të hatashme dhe ndezën Shkupin gjatë Konventës promovuese. Pos shpalosjes së të gjitha listave të kandidatëve për deputet dhe promovimit të bartësve të këtyre listave, në konventë u fol rreth synimeve që ka Bashkimi Demokratik për Integrim pas fitores së Zgjedhjeve Parlamentare të caktuara në dhjetor 2016. Në fjalën e rastit, lideri Ali Ahmeti porositi të pranishmit se vota e qytetarëve për BDI-në mbetet vendimi I duhur, pasi ky subjekt vazhdon të hapërojë drejt qëllimeve tashmë të njohura, integrim të vendit në strukturat euro atlantike, krijimin e kushteve socio ekonomike për qytetarin dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Ali Ahmeti

 “Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë vendimtare sepse vendoset për qështje të mëdha. Vendoset se a do ecim drejt drejt rrugës që theksova më lart apo do zvarritemi. Ne BDI nuk kemi qenë zvarranik as me ata që kanë mëdyshje e ata që nuk shofin as pas malit. Ne jemi rreshtuar përkrah atyre që duan të ecin para. Ne jemi me NATO, me Brukselin, me Evropën e bashkuar, me Uashingtonin dhe SHBA-të. Prandaj të bëjmë punën tonë që edhe këtë mandat të dalim më të fortë.”

 Ahmeti gjithashtu tha se BDI vazhdon të punojë duke pas parim ndërtimin dhe bashkëpunimin, e jo me qëllim parësor shkatërrimin, siç synojnë subjekte tjera të cilat kanë prioritet luftimin e BDI-së.

“Le ta dijnë të gjithë ata që hezitojnë dhe kanë dilemë se ne nuk ndryshojmë dhe shumë fort mund të përplasen me ne, qofshin ata forca vendore apo rajonale apo edhe më gjërë. Sepse ky ka qenë qëllimi ynë  dhe vendim I pakontestueshëm i tërësisë së BDI-së. Ky është vendim dhe vullnet plebishitar i kombit shqiptar, rruga e vetme, ajo euroatlantike, rruga për në BE. “

Ahmeti, mes tjerash tha se subjekti që ai drejton është rreshtuar me botën përparimtare dhe vazhdon të punojë sipas amanetit të bashkëveprimtarëve shqiptar të të kaluarës së afërt por edhe të atyre të Rilindjes, të cilët kombin shqipëtar e paraftyronin në mesin e përparimtarëve.

“Rruga jonë euro atlantike nuk duhet penguar dhe ndalur sepse është rruga e cila siguron dhe forcon lirinë tonë, ekonominë tonë të re, sepse këtu është e ardhmja, qëllimi dhe pritjet e atyre që na kanë mbështetur për 15 vite me radhë. Prandaj e vetmja rrugë është ajo euro-atlantike dhe jo e atyre që trasojnë rrugë euro aziatike.”

 Lideri Ali Ahmeti përcolli mesazh të fuqishëm edhe deri te subjektet tjera, duke kërkuar që të koncentrohen në krijimin e një oferte të mirëfillt për qytetarin, në vend të aktiviteteve destruktive kundrejt BDI-së.

 Salla VIP Arena në Shkup, nuk mjaftoi ti akomodojë të gjithë ata simpatizantë, të ardhur nga të gjitha anët e Maqedonisë, duke lënë që numër I madh, pothuajse dyfishi I asaj që arritën të zënë vend brenda, ta ndjekin nga jashtë konventën zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …