Faktori politik shqiptar, duhet të ketë qëndrim të unifikuar dhe të jetë i përfshirë në procesin e bisedimeve shteterore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Kjo është e rëndësishme për ne, sepse dyert e integrimit të shqiptarëve nuk guxojnë të rrezikohen për shkak të historisë politike të fabrikuar nga ish kuzhinat e Partisë Komuniste Jugosllave.
Duhet guxim qytetar. Ashtu si u pranua e vërteta shkencore në bisedimet me greket, po ashtu edhe me bullgarët të ndiqet rruga e njëjtë, ajo e ballafaqimit me kritikën shkencore.
Shqiptaret nuk duhet lejuar që edhe pas 20-të viteve peng për çështjen e emrit të shtetit, tani detyrohemi të mbetemi peng i frustrimit kolektiv të një krijese politike, që në rastin konkret janë bashkëqytatarë tanë.
Me gjithë mirëkuptimin që kemi për ata, përsëri e vërteta duhet të del në shesh. Sado e hidhur të jetë një e vërtetë e bazuar mbi fakte dhe burime shkencore, përsëri është e vërtetë. Sa më herët të pranohet e vërteta, aq më mirë do të jetë edhe për proceset integruese të vendit por edhe për gjithë qytetarët e këtij shteti.
Vetëm paqja, stabiliteti dhe mirëqenia me veten dhe fqinjët do të na bëjë pjesë të familjes europjane, aty ku ne shqiptarët do të jemi të bashkuar.
Me respekt,
K r y e t a ri
Daim Hyseni