Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur reagimin e tij pas deklaratave të kryetarit të Serbisë, Vuçiq, në lidhje me mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga Këshilli i Evropës nëse Kosova anëtarësohet në këtë organizatë. Bushati ka vlerësuar se retorika e Vuçiqit, shkon në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, ku Serbia ka pranuar që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Duke shtuar se kërcënimi për tërheqjen nga Këshilli i Evropës dhe përdorimi i paraleleve me Rusinë nuk është në përputhje me interesat e Serbisë dhe të minoritetit serb në Kosovë. Bushati ka theksuar nevojën për një qasje më konstruktive dhe për respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se bashkëpunimi në nivel evropian është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …