Blerim Kuci

Kundër deklaratës së Isa Mustafës lidhur me kufirin në Mitrovicë ka reaguar sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi

Pasi kryeministri Mustafa nuk i ka dhënë fare rëndësi ndërtimit të murit-ndarës në Mitrovicë, ka reaguar sekretari i AAK-s, Blerim Kuçi. Ai iu ka drejtuar kryeministrit me fjalët: Përpjekja e juaj që ta hidhni fajin diku tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj, jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cila sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën. Sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë. Nëse je Kryeministër, merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi. Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit”, ka thënë,  Blerim  Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …