Shqipëria

Kundër deklaratës së kryetarit të Serbisë i cili mohoi masakrën në Reçak ka reaguar edhe presidenca e Shqipërisë

Presidenca e Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili e ka mohuar masakrën që ka Serbia kundër shqiptarëve në Reçak duke e quajtur atë masakër të trilluar. Në deklaratën e presidencës së Shqipërisë thuhet se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë dhe se faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajon. Më tutje në deklaratë thuhet se ish -zëdhënësit e xhelatit Millosheviq dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk duhet të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetrohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut”, thuhet në mes tjerash në reagimin e presidencës së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …