Kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny dënohet në Rusi me tre vjet e gjysmë burg

Kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny dënohet në Rusi me tre vjet e gjysmë burg

Opozitari i njohur rus dhe kundërshtar i kryetarit Putin Alexei Navalny, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për shkeljen e një dënimi me kusht.  “Gjykata vendosi në favor të Shërbimit të Ndëshkimit Federal të Rusisë për prishjen e vendimit të dënimit me kusht kundër Navalnit. Ai u caktua në paraburgim para se vendimi të hynte në fuqi. Sipas pretendimeve të mëparshme nga autoritetet ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë. Navalny ka qenë në paraburgim që kur u kthye në Rusi muajin e kaluar. Ai po trajtohej në Gjermani për muaj me radhë pas një sulmi pothuajse fatal që pësoi në muajin gusht me një agjent nervor. Pas arrestimit të tij mijëra protestues vërshuan në qytetet e Rusisë për të kërkuar lirimin e tij. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani. Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Novichok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë

Misioni paqeruajtës i  KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka  mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …