leoni

Kundërshtimi aktiv i opozitës së bashkuar rritet dhe intensifikohet për çdo ditë e më shumë

Partitë e opozitës: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, në një kumtesë të përbashkët, kanë deklaruar  se kundërshtimi aktiv i opozitës së bashkuar do të rritet dhe do të intensifikohet për çdo ditë e më shumë. “Përballë insistimit të Qeverisë, që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, kundërshtimi aktiv i opozitës së bashkuar do të rritet dhe do të intensifikohet për çdo ditë e më shumë. Nuk do të tolerojmë që Kosova të shndërrohet në shtet policor, e shteti policor në instrument të mbrojtjes së “Zajednicës” dhe demarkacionit. Nuk do të ketë qetësi derisa pushteti vazhdon arrogancën, duke arrestuar opozitën. Nuk mund të ketë normalizim ngase Kosova po rrezikohet nga defunksionalizimi dhe ndarja etnike. Opozita e bashkuar do të vazhdojë aktivitetet dhe protestat deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme dhe lirimin e deputetëve të opozitës”, thuhet në kumtesën e dërguar nga tri partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosjes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …