Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Çarls Kapçan, ka deklaruar se nuk ka ftohje të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ka shprehur shqetësimin se disa veprime të kryeministrit Albin Kurti, yë cilat janë parë si provokuese nga Uashingtoni. “Vetëm pse kryeministri ka të drejtë politike dhe ligjore për të hapur urën, nuk është patjetër gjëja e drejtë për t’u bërë kur jemi te qëllimi i gjerë i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe krijimi i një situate paqësore dhe drejt progresit në Kosovë,” theksoi Kapçan. Sipas tij, hapja e urës pa pajtimin e serbëve në veri, pa pajtimin e Beogradit, dhe mbështetjen e Amerikës e NATO-s, mund të shkaktojë më shumë dëm se dobi. Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të angazhohet në qasje konstruktive dhe të bashkëpunojë ngushtë me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …