Polici, i quajtur, Gëzim Krasniqi, është suspenduar sot nga detyra, pasi shfaqi gëzim të papërmbajtur për aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Gjykatës Speciale, kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar se polici në Prishtinë, Gëzim Krasniqi është suspenduar nga detyra, pasi i njëjti shfaqi ndjenja gëzimi për aktakuzat ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Polici Krasniqi, i cili punon në Prishtinë si polic, ka shpërndarë lajmin se ndjehet i kënaqur. Janë edhe shumë të tjerë që i gëzohen fatkeqësisë së Kosovës, edhe pse u ushqejnë fëmijët e tyre me buxhetin e Kosovës së lirë, të fituar me gjakun e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre të gjallë. Bashkë me Gëzimin sot gëzohet edhe Vuçiqi, Daçiqi, Shesheli, Shkëlzeni i gashëve e shumë të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …