Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se mes Kosovës e Serbisë duhen ulur tensionet në mënyrë që të arrihet tek një situatë ku dialogu është i mundshëm. Ai tha se nga pikëpamja ekonomike, Bashkimi Evropian ka investuar shumë para në Kosovë dhe në Serbi, shumë më shumë se Amerika. Mendoj se duhet të jemi më aktivë. Nëse s’bëhet asgjë, problemi mbetet i pazgjidhur, ndërsa rruga e Serbisë dhe e Kosovës kah Bashkimi Evropian do të rrezikohet. E di se muajve të fundit, tensionet midis dy palëve janë rritur, kur flasim për tarifat dhe aktivitetin diplomatik. Duhet t’i ulim tensionet, të kthehemi në atë situatë ku dialogu është i mundshëm. Për ne në Bashkimin Evropian ky është investimi. Këtë s’e bëjmë për vete, por për pajtimin dhe paqen. Këtë do të donim ta shihnim të ndodhë në Ballkanin Perëndimor. Kur kam qenë Ministri i Jashtëm i Spanjës, nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës për arsye të mira. Tani më s’jam shef i diplomacisë spanjolle dhe kam përgjegjësi ndaj Evropës dhe më duhet të harroj qëndrimin e vendit tim e të mbroj qëndrimin evropian. Bashkimi Evropian nuk e ka njohur Kosovën sepse s’ka kapacitet ta bëjë këtë, ka deklaruar Borrelli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …