Më kërkesë të SBASHK-ut fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator për shkak të pandemisë

Kur në shumë vende të BE-së ka filluar rihapja e shkollave në Kosovë ende nuk ka ndonjë vendim për nisjen e mësimit

Disa vende evropiane kanë filluar rihapjen e shkollave pas lehtësimit të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit. Por, Kosova ende nuk ka një datë për rikthimin e mundshëm të nxënësve në bankat shkollore. Që nga 11 marsi të gjitha institucionet arsimore vazhdojnë të mbesin të mbyllura. pasi institucionet ende nuk kanë nisur masa lehtësuese në arsim. Në Ministrinë e Arsimit të Kosovës nuk kanë ende vendim nëse nxënësit do të kthehen në shkollë për të vazhduar pjesën e mbetur për këtë vit. Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, thotë se është vështirë të parashikohet kthimi i nxënësve në shkolla. Njohësit e fushës së arsimit në Kosovë theksojnë se rihapja e shkollave duhet të bëhet duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së si dhe praktikat e vendeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …