Pas Referendumit të paralajmëruar për 1 tetor që do të mbahet në Katalunja, një tjetër referendum për pavarësi, pritet të mbahet brenda këtij muaji. Parlamenti i kurdëve irakianë ka votuar në mbështetje të referendumit. Qeveria rajonale e Kurdistanit, e mbledhur për herë të parë në dy vitet e fundit, ka aprovuar votimin e 25 shtatorit gjatë ditës së djeshme. Qeveria qendrore e Irakut e refuzon këtë referendum, duke e cilësuar atë që prej së martës si antikushtetues. Kundër referendumit janë rreshtuar edhe Irani, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Kurdët e Irakut janë të parët që e kanë përkrahur intervenimin amerikan në Irak për rrëzimin e Sadam Hyseinit. Ata i ka armatosur dhe po i armatos Amerika dhe shtetet e Evropës në luftë kundër ISIS-it, si mish për top, për qëllimet e veta sepse formimin e shtet kurd nuk e pranon Amerika, Irani, Iraku as Turqia. Rreth 30 milionë kurdë jetojnë në tokat e tyre nën Irak, Iran, Turqi, Siri, Rusi e gjetkë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …