Kuriozitet shqiptare: Xhamia që mbanë emrin e krishterë, shembull botëror i tolerancës fetare

Në të gjithë botën ka vetëm një Xhami që mban emër të krishterë, dhe ajo ndodhet pikërisht në Shqipëri. Bëhet fjalë për Xhaminë e Gjin Aleksit, në Delvinë, e cila është njëra nga perlat e arkitekturës,  që mbart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Lidhur  me këtë rast unikat botëror, ministrja e Arsimit dhe Sportit, në Shqipëri, Evis Kushi në një postim të saj ka shkruar: Sot vizitova Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, e vetmja xhami në botë që mbanë emër të krishterë. E ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri bizantin shqiptar, kjo perlë e arkitekturës, me vlera të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, ka në oborrin e saj një xhami, një kishë dhe një teqe, si dëshmia më e gjallë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve, nënvizoi  ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …