Dritan Abazovic

Kurrë nuk do të lejoj që koncepti civil dhe sekular i shtetit të Malit të Zi të rrezikohet, thotë, Dritan Abazoviq

Lëvizja Qytetare “URA”  kurrë nuk do të lejojë që koncepti civil dhe sekular i shtetit të Malit të Zi të rrezikohet, tha kreu i asaj partie, Dritan Abazoviq, duke shtuar se nuk mendon se përbërja e propozuar e qeverisë së ardhshme kërcënon këto parime themelore. I pyetur nëse do të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm, siç ka propozuar i mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, dhe nëse mund i është ofruar një tjetër portofol, Abazoviq tha se do të qëndronte në pozitat e gjertanishme, “I mandatuari më tha se do të donte të ishte i vetmi zëvendëskryeministër i ngarkuar me sektorin e sigurisë. Nëse qëndron me këtë, unë jam i gatshëm ta pranoj atë detyrë, por nëse ka plane të tjera – nuk e kam problem të mos jem pjesë e kësaj”, specifikoi Abazoviq. Ai tha se nuk e dinte kush do të ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe se kishte disa kandidatë. “Ne ishim në kërkim të zgjidhjeve më të mira. Në çdo rast, është shumë e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar dhe të vendosësh personin e duhur në atë pozicion”, shtoi Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …