Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është zotuar se do ta ndërtojë autostradën e Dukagjinit. Ai u ka thënë dukagjinasve se nuk do të heq dorë nga ky projekt i rëndësishëm. “Kurrë nuk e la pa e ndërtuar autostradën e Dukagjinit. Kur pat ardhur Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: ‘S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e la pa e ndërtuar Rrugën e Kombit’! Edhe unë po ju them Dukagjin, kurrë nuk e la pa e ndërtuar Autostradën e Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj, ku ka postuar një fotografi me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …