Mesazhi që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Serbi, duke paralajmëruar shitjen e raketave kundërtanke në Kosovë, është se Beogradi zyrtar nuk konsiderohet partner i besueshëm, tha Kurt Bassuener, hulumtues i latë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin. Amerika ja njoftoi më 11 janar se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore që prodhohen në SHBA. Departamenti amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë. Tani kjo çështje është dërguar në Kongresin amerikan për miratim. Ndërkohë Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar lajmin si zhgënjim të madh. Bassuener tha se beson se kjo lëvizje ende nuk shfaq një ndryshim të politikës së Perëndimit ndaj Vuçiqit, por është tregues se ndryshimi i politikës mund të shqyrtohet, tha Bassuener, për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …