leoni

Kurti: Arsimi cilësor është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kosovës

Arsimi cilësor është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, deklaroi kryeministri, Albin Kurti në hapje të Olimpiadës së Tretë Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX. Ai shtoi më tutje se olimpiada që mbahet sot e jep një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo olimpiadë i kontribuon ndërtimit të urave të bashkëpunimit mbarëkombëtar në fushën e dijes dhe të shkencës. Ne duhet të synojmë të frymëzojmë qysh herët tek nxënësit ndërveprimin me konceptet e shkencës, duke nxitur garë ndërmjet ekipeve edhe shkollave, tha në mes tjerash kryeministri, Albin Kurti. Olimpiada e Tretë Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX, është organizim i përbashkët i shoqatave të matematikanëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …