Kryeministri, Albin Kurti ka marrë pjesë virtualisht në takimin e Internacionales Socialiste duke iu drejtuar me anë të një video adresimi pjesëmarrësve në këtë takim. Ai ka vlerësuar se asgjë nuk i shërben më shumë paqes se sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. “Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë. Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës” ka deklaruar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …