Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës, duhet të hiqen menjëherë. Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta dënojnë dhunën e orkestruar nga Serbia, e cila ka disa ditë që po e kërcënon Kosovën me agresion. “Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së. Kërkesa e Serbisë, për kthimin e ushtrisë në Kosovë, kërkon që ta kthejë “kohën e [ish-udhëheqësit serb, Sllobodan] Millosheviq” dhe që çështja e Kosovës “të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së”, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të dënojnë dhunën, e orkestruar, dhe ka nënvizuar se një mos dënimi i saj do ta inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …