leoni

Albin Kurti

Kurti: Beogradi zyrtar po vepron sikurse para 23 vitesh, duke u drejtuar nga e njëjta kastë politikanësh

Kryeministri, Albin Kurti ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve më të larta të Serbisë për të cilët ka thënë se veprojnë me të njëjtën mendësi të kohës së Millosheviqit. “Beogradi zyrtar sot po flet e sillet sikurse para 23 vitesh e duke u drejtuar nga një kastë e njëjtë politikanësh, si Vuçiq, ish ministri i propagandës së Millosheviqit dhe Daçiq, ish zëdhënësi i Millosheviqit. Serbia po kërkon të vazhdojë luftën të cilën e humbi dhe e pranoi kapitullimin në Kumanovë në qershor 1999. Veprimet e Serbisë përbëjnë kërcënime të vazhdueshme. Paqja në Kosovë erdhi pas luftës sonë dhe ndihmës së aleancës, pas një regjimi gjenocidial. Ne jemi një qeveri demokratike. Qeveria e Kosovës është  e interesuar për bashkëpunim me serbët e Kosovës. Ne jemi qeveria më demokratike e progresiste në rajon. Fatkeqësisht Serbia përmes grupeve kriminale, ka mbajtur e po mban peng  qytetarët e Kosovës.  Duam të veprojmë me kujdes dhe këtë e kemi dëshmuar gjatë tërë kohës”, deklaroi mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …