Kryeministri, Albin Kurti ka lavdëruar veten e tij dhe ka thënë se ka bërë më shumë se Qeveria e tij ka bërë më shumë se ato paraprake. Besoj se Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër, për këto më pak se një vit e gjysmë, ka bërë më shumë se çdo qeveri paraprake” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. Dyuke folur për vizitën e paralajmëruar të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri, Albin Kurti ka thënë se kërkesa për vizitën e Brbaniqit ka ardhur pasi që Qeveria e Kosovës kishte bërë kërkesë për të lejuar vizitën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. “Shpresoj që vizitat e zyrtarëve t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi. Por, pres që zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit të Beogradit që jepte deklarata përçarëse, ndarëse e që kishin për qëllim tensionimin” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …