Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka folur lidhur me takimin që kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, e ka zhvilluar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se dy kryeministrat Kurti dhe Rama kanë biseduar për një sërë çështjesh, me theks të veçantë për sfidat energjetike. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë Korporata Energjetike e Kosovës me Korporatën Energjetike të Shqipërisë, tha Përparim Kryeziu. Ndërkohë Top Channel bën të ditur se në takimin prej 120 minuta me vetëm tre protagonistë, kryeministrat Rama e Kurti bashkë me Bislimin, mësohet se është folur për dialogun Prishtinë-Beograd dhe sulmet kibernetike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në Kosovë.
