Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Kurti dhe Vuçiqi gjatë takimit, më 18 gusht në Bruksel, do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen më 18 gusht në Bruksel. Ata, sipas mediave në Beograd, do të duhej të nënshkruanin një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Gazeta serbe “Nova” shkruan se  teksti i deklaratës është harmonizuar dhe është duke u pritur momenti që ajo të nënshkruhet.A gjenda zyrtare e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ende nuk është bërë publike, por siç mëson gazeta serbe nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo do të prezantohet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …