Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan me rastin e 20 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” ka bërë edhe një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje. Duke përkujtuar këtë betejë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti theksoi se një vit para bombardimeve të NATO-s nisi Epopeja e Dukagjinit, nisi kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin. Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh e nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi duhet të fillojë prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë. Lavdi gjithë dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit shqiptar! I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës e i tokës shqiptare që as nuk falet e as nuk shitet!, theksoi kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …