leoni

Albin Kurti

Kurti: Ditë e mirë për Republikën, shans i madh për Kosovën

Duke komentuar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, lideri i “Lëvizjes Vetëvendosje” Albin Kurti ka shkruar se me fitoren bindëse të VV, ditë të mira po vijnë për Kosovën. “Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre”, ka shkruar lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …