leoni

Vetëvendosje e LDK

Kurti: Është e domosdoshme të arrihet marrëveshja VV-LDK për krijimin e qeverisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se për momentin nuk ka ndonjë lëvizje të re për arritjen e koalicionit LVV-LDK, por koalicioni i tillë është i domosdoshëm. “Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë. Ne duhet të ulemi bashkë dhe të merremi vesh sepse jemi aq afër sa po u ofruam edhe pak, marrëveshja arrihet. Ndërsa duke folur për kërkesën e kryetarit Thaçi për dërgimin e emrit për kryeministër, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti theksoi se ne do t’ia dërgojmë propozimin tonë, por do të përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodh pas marrëveshjes që do të arrijmë me LDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …