2

Kurti flet në 25-vjetorin e vrasjes së 6 serbëve në Pejë, nuk përkujton më parë Mujë Krasniqin e 42 dëshmorët që ranë në Gorozhup të Hasit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillimisht  ka reaguar me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së 6 serbëve të rinj në lokalin “Panda” në Pejë,  duke thënë se ky rast flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Kosovës dhe se dëshmon për lidhjen e ngushtë mes mosnjohjes të së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohjes së pavarësisë së këtij vendi. Shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serbë edhe pas një çerek shekulli. Sikurse vazhdon të mos pranojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998-1999. Kjo heshtje flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës. Dëshmon për lidhjen e ngushtë mes mosnjohjes të së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohjes së pavarësisë sonë”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti ende nuk ka folur as nuk ka përkujtuar deri tani Komandant Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e UÇK-së të cilët 25 vjet më parë ranë në pritë të forcave serbe në pikën kufitare në Gorozhup të Hasit duke sjellë armë dhe municion për luftën në Kosovë. Ndoshta do të paraqitet më vonë, por ditën e filloi në përkujtim të 6 serbëve të vrarë 25 vjet më parë në Pejë.

Luftëtarët e UÇK-së në krye me komandant Mujë Krasniqin kanë rënë në pritë të organizuar të forcave serbe, herët në mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 1998, ndërsa  6 serbët janë vrarë natën vonë të 14 dhjetorit, në kafiterinë, Panda, në Pejë. Regjimi i Millosheviqit ishte munduar që vrasjen e 6 serbëve kryesisht të rinj në moshë, ta paraqesë si hakmarrje të shqiptarëve për vrasjen e 43 pjesëtarëve të UÇK-së, në pikën kufitare te “Likenet e Hasit”.

 I kujtojmë Abrin Kurti me këtë rast se 25 vjet më parë, fillimisht  kanë rënë dëshmorë:  Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hazir Kryeziu, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.

E do rendi, rregulli, korrektësia që më parë të përkujtohen të rënët për liri, sidomos kur kemi të bëjmë me një rast të tillë sikur rënia e Mujë Krsniqit me 42 bashkëluftëtarët e tij, marrja peng e 9 luftëtarëve nga forcat okupatore serbe dhe plagosja e shumë të tjerëve.

Këta do të duhej të ishin përkujtuar më parë, pastaj të flitej për vrasjen e gjashtë serbëve në Pejë. Por Kurtit i ngutet të bëjë politikë, për qëllime që ai i di vetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …