Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Kurti: Kemi nevojë për zgjedhje të reja, sepse nevojitet një qeveri e re, e cila e ndalë dhe e ndalon korrupsionin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se e populli i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të reja. Kështu ai ka thënë në vazhdën e takimeve me qytetarë që kësaj radhe u mbajt në qytetin e Pejës. “Kemi pushtet të brejtësve që e gërryejnë buxhetin e shtetit dhe pasuritë e Kosovës. Brejnë e gërryejnë më dhëmbë të mëdhenj e të shumtë teksa prokuroria e Kosovës është bërë si një dhëmb i kalbur i republikës sonë, saqë kemi filluar të mendojmë që dhëmbi më i shëndoshë mbase ishte ai që u nxorr jashtë, z. Elez Blakaj. Kemi nevojë për zgjedhje të reja, sepse nevojitet një qeveri e re, e cila e ndalë dhe e ndalon korrupsionin, që e mbyllë kapitullin e kapjes së shtetit, që e orienton ekonominë kah prodhimtaria, që e lidhë arsimin me ekonominë, dhe, që themelon edhe Fond Sovran edhe Bankë Zhvillimore”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …