Kurti: Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran, i cili do të krijojë profit për shtetin

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran, i cili do të krijojë profit për shtetin. Gjatë konferencës kushtuar krijimit të këtij Fondi, ai deklaroi jemi një hap afër miratimit të projektligjit dhe me këtë kurorëzimin e idesë që ka nisur me koncept-dokumentin mbi Fondin Sovran, të udhëhequr nga Besnik Pula, vitin e kaluar. Qeveria jonë qëndron fuqishëm pas këtij vizioni, duke besuar se nisma e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profiteve për shtetin përmes investimeve të mençura. Ndërmarrjet publike do të bëhen pjesë integrale e Fondit Sovran. Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i “Friedrich Ebert Stiftung”, René Schlee, theksoi se Fondit Sovran do të jetë një hap domethënës për Kosovën. Ai tha se Fondi do të krijojë rrjet ekonomik të qëndrueshëm për Kosovën. “Ne besojmë se do të jetë bazë e qëndrueshme për zhvillimin e Kosovës dhe për një shoqëri të drejtë. Për këtë arsyeje jemi mbledhur dhe i kemi kushtuar vëmendje, kam kënaqësinë që themelimi i këtij fondi është bashkëpunim i frytshëm” theksoi drejtori ekzekutiv i “Friedrich Ebert Stiftung”, René Schlee.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem …