Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Kurti: Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti ju ka thënë medieve italiane se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë.  Gjatë intervistës së tij, ai ka përmendur funksionimin e kriminalitetit në Veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë. Duke folur për Listën Serbe, kryeministri Kurti ka theksuar se kjo parti ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë. Gjatë intervistës për Agjencinë Italiane të Lajmeve ai ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Italisë. Me këtë rast, kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se në fillim e kishte konsideruar Gjiorgjia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj djathtiste dhe me fashizmin, megjithatë thotë se pasi ajo është bërë kryeministre e ka parë që ka krijuar raporte të shkëlqyera me Xho Biden dhe SHBA-në dhe që ka përkrahur Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …