Gjatë fjalës në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari i saj, Albin Kurti është përqendruar për rolin e grave në shoqëri. Ai theksoi se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet si dhe duhet që fëmijët të edukohen në frymën e barazisë gjinore. “Kur flasim për barazi mes njerëzve ndonjëherë mund të duhet sikur vështirë e arritshme, por kjo nuk është e vërtetë. Kjo pabarazi na është trashëguar dhe na është mirëmbajtur kryesisht nga burrat. Kur gratë kanë sukses, e dimë që ato janë përpjekur dy herë më shumë se burrat, ndërsa kur burrat kanë sukses, ata zakonisht janë ndihmuar nga gratë. Pra gratë janë mbështetëse të suksesit të burrave” ka theksuar mes tjerash, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …