Albin Kurti

Kurti: Kush ka menduar që 8 vjet pas vendimit të GjND-së do kemi kryetar që vrapon pas Serbisë?

U bënë 8 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përveç që ka kujtuar këtë ditë, ka nisur kritika të shumta ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Kurti ka shkruar se pas gjithë këtyre viteve, duhet të vihet në dukje që Deklarata e pavarësisë së Kosovës, përmban një moment emancipues të rëndësishëm, të cilin,  “një qeveri me vullnet politik tjetërfare do të mund ta mobilizonte progresivisht në drejtim të heqjes graduale të kufizimeve të vendosura përmbi të, si pasojë e një kompromisi ndërkombëtar çfarë ishte pakoja e Ahtisaarit”. Përveç të tjerash, Kurti thotë se ky moment emancipues është harruar edhe nga Qeveria e atëhershme Thaçi e edhe tani Qeveria Haradinaj. Lideri i VV-së, gjithashtu thotë se leximi që GjND-ja i bëri Deklaratës së Pavarësisë doli të jetë më progresiv sesa qëndrimet e veprimet e qeveritarëve të Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …