Qeveria e Kosovës maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen në veçanti të kishave ortodokse në vendin tonë (!)

Albin Kurti e pranon Lajçakun, të cilit i tregon se ai vetë do ta drejtojë ekipin negociator të Kosovës me Serbinë

Kryeministri në shkarkim, Albin Kurti,  i ka dërguar letër përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përmes së cilës i ka uruar atij marrjen e re të detyrës dhe suksese. Ai përmes letrës është shprehur se Qeveria e  Kosovës është e përkushtuar për dialogun me Serbinë, dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese midis dy vendeve tona. Ndërsa përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak,  zyrtar i paranueshëm për liridashët e Kosovës, për shkak se është proserb dhe vendi i tij nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ia ka kthyer letrën, Albin Kurtit, duke theksuar se është i inkurajuar pasi e ka lexuar letrën e kryeministrit,  i cili ka thënë se Kosova është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe procesin e Dialogut, dhe është e gatshme të punojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …