Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se Lista Serbe nuk është e preferuara e komunitetit serb në Kosovë por parti e krijuar nga Beogradi. Para se të arrijmë tek Lista Serbe, ne kemi serbët e tjerë që janë politikanë, përfaqësues, të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës, e njohin republikën tonë dhe e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Prandaj nuk mund të shkojmë te Lista Serbe pa takuar e kontaktuar e bashkëpunuar me këta serbë që janë autentik në përfaqësim dhe jashtë diktatit të Beogradit në veprim. Më duhet të pranoj se ideja për shkëmbim territorial nuk ka vdekur ende. Meqenëse edhe presidenti i Kosovës, edhe presidenti i Serbisë, e preferojnë atë. Por me qeverinë e re, përveçse projekti i dështuar të vuloset si i dështuar, edhe ideja e tillë po ashtu vdes. Ato janë solucione të shekullit të 19-të, ne jemi në shekullin 21 dhe duhet që sa më parë të zhvillohemi ekonomikisht, të kemi shtet të së drejtës, të kemi luftim të korrupsionit dhe sa më parë të anëtarësohemi në BE, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë në mes tjerash lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …