Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se luftën çlirimtare duhet ta mbrojmë në mënyrë të bashkuar. Gjatë konferencës për medie, ai theksoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Regjep Selimi nuk kanë bërë luftë kriminale dhe as nuk kanë pasur qëllim të kontrollojnë gjithçka në kohën e luftës. Kemi folur gjerë e gjatë për Gjykatën Speciale në shtatë vitet e fundit dhe s’ka nevojë të përsërten këto, Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale…Kjo Gjykatë është e padrejt dhe e njëanshme në raport me luftën e UÇK-së. Tani duhet të ketë bashkërendim nga Shteti. UCK nuk ka qenë e asnjërit. Por e të gjithëve. Që të gjithë duhet ta mbrojmë atë. Kjo është edhe punë Qeverie. E sidomos punë Qeverie. Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për sintezën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në këtë proces. Mbrojtja dhe përfaqësimi duhet të bashkërendohen e të sintetizohen, ka porositur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …