Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të qeverisur Kosovën, është deklaruar pas takimit që zhvilloi në selinë e kësaj partie me ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell. Me të, siç theksoi më herët edhe Grenelli, thotë se ka diskutuar për nevojën urgjente në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës. “Prita ambasadorin amerikan Richard Grenell sot në zyre, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeten Fitore Pacolli. Diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive për punësim”, shkruan Kurti në Twitter.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …