Kurti me organizatorët e tjerë të demostratës se 1 tetorit 1997, bënë homazhe tek varri ish rektorit Statovci

Kurti me organizatorët e tjerë të demostratës studentore të 1 tetorit 1997, bënë homazhe tek varri ish rektorit Ejup Statovci

Albin Kurti me sebashku organizatorët e tjerë të demostratës studentore të 1 tetorit 1997, në shëm të 21-vjetorit të kësaj ngjarje bënë homazhe tek varri ish rektorit Ejup Statovci. “Njëzet e një vite më vonë, u mblodhëm sërish, pa dallim partiak, për të kujtuar protestën studentore e paqësore të 1 Tetorit 1997. Bëmë homazhe te varri i ish rektorit të UP-së, Prof. Ejup Statovcit, akademikut të rezistencës, juristit të qëndresës, drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar, në kohët e ashpra të apart’heidit, intelektualit që na priu në protestat e 1997-s. “Merrni frymë sikur ne!” dhe “Universiteti-Kosova-Studentët sot, nesër vonë!” ishin në mesin e 33 parullave tona që atëbotë e ringritën popullin dhe e ridefinuan politikën. Me Bujarin, Prof.Gecën, Dritonin, Muhametin, Milotin, Mihanen, Jetonin, Ilirin, Xhelalin, Lulëzonin, Mentorin dhe Fatbanin evokuam me mall dhe shpresë kujtimet e shkëlqimit studentor nën okupimin e errët”, ka shkruar Albin Kurti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …