Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë pajtuar me kërkesën e kryesisë për mocionin e mosbesimit. Ai ka konfirmuar se kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, dhe dy deputetë të LDK-së mendojnë ndryshe për këtë dhe kanë rezervat e tyre. Kemi shqyrtuar kërkesën e kryesisë së LDK-së për mocionin. Grupi Parlamentar përkrah propozimin dhe fillon procedurat për një gjë të tillë. Lumir Abdixhiku nuk është anëtar i Grupit Parlamentar, dhe nuk ishte pjesë e takimit. Osmani ka pasur mendim të ndryshëm, së bashku me dy deputetë të tjerë që kanë rezervat e tyre. Është e rëndësishme që të krijojmë një frymë të unike dhe një sinergji të veprimeve. Arben Gashi ka thënë se Albin Kurti qëllimshëm ka dhënë dorëheqje përmes shkarkimit të Veliut, për të ikur nga përgjegjësitë udhëheqëse të qeverisjes.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …