Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se do të takojë përfaqësues të Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues, dhënien e një ministrie për serbët. Ai shprehet se duke mos pasur përfaqësues të tjerë të minoritetit serb në Kuvend, përpos Listës Serbe, atëherë ai do të takohet edhe me këtë subjekt, të cilin e quan zgjatim të Beogradit. “Unë nuk dua t’i ekskomunikojë Listën Serbe, mirëpo unë dua të takohem me ta dhe ta shqyrtojmë këtë çështje dhe po e theksojë edhe njëherë, unë do ta respektojë Kushtetutën sa i përket kësaj çështje. Edhe sa i përket kësaj cështje, mirëpo duke mos e ngatërruar obligimin kushtetues me koalicion politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe s’kemi obligim të bëjmë”, ka thënë Kurti.
