Kurti

Kurti: Naseri e Asllani ranë duke kërkuar republikë, kushtetutë vetëvendosje, liri, barazi e drejtësi për popullin shqiptar

Me rastin e 38-vjetorit të rënies në demonstratat e vitit 1981 të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, do të sot janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se, të dy dëshmoret kërkonin republikë, kushtetutë vetëvendosje, liri, barazi e drejtësi për popullin shqiptar“Për Naser Hajrizin dhe Allan Pireva njëri nuk i kishte as 20 vjeç e tjetri as 19 vjeç mirëpo që të dy e kishin vetëdijen e lartë dhe kërkonin republikë, kërkonin kushtetutë kërkonin vetëvendosje gjithashtu kërkonin liri, barazi, drejtësi për popullin shqiptar. Ata u vranë nga plumbat e policisë së regjimit të atëhershëm mirëpo kujtimi ynë për ta është i pashlyeshëm”, ka thënë Kurti. Aika folur edhe për të pagjeturit ai tha se duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia dhe nga faktorët ndërkombëtarë që ta shtojnë trysnin mbi Beogradin në mënyrë që nëpërmjet Serbisë të arrijmë tek e vërteta për më të dashurit tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …