Albin Kurti

Kurti: Në 6 muajt e parë të qeverisjes sonë ka pasur rritje të të hyrave prej 33 për qind

Kryeministri, Albin Kurti e ka vlerësuar lart qeverinë që po e drejton. Ai ka shkruar se në 6 muajt e parë të qeverisjes sonë ka pasur rritje të të hyrave prej 33 për qind. “Qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rritja është edhe më impresive dhe kap shifrën prej 46 për qind. Kjo rritje e aktivitetit ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra, ku 34 për qind ka më shumë të hyra nga tatimi në të ardhura të korporatave, 37 për qind më shumë TVSH e mbledhur dhe 95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë. Para zgjedhjeve kemi thënë se do ta çlirojmë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ia hequr pushtetin zhvatës nga qafa. Këtë e bëmë dhe kjo tani po jep edhe rezultat”, ka shkruar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …